Vrasja e kolonel Thomson në Durrës, nga "Dumbabat"! #thomson #durres #histori #holanda

Watch on YouTube (Embed)

Switch Invidious Instance

Show annotations

3,738

71

Genre: People & Blogs

License: Standard YouTube license

Family friendly? Yes

Shared May 18, 2026

“Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë...” Kështu e nisi Fan S. Noli elegjinë e tij në korrik 1914. Një akuzë poetike që i drejtohej Shqipërisë për humbjen e një miku. Më 15 qershor 1914, në Durrës, ra Lodewijk Thomson. Oficeri holandez, komandant i xhandarmërisë shqiptare, doli të qetësonte kryengritësit e Shqipërisë së Mesme. Nuk u kthye më. Një plumb e goditi në kraharor. Vdiq për një shtet që mezi kishte lindur. Për një flamur që nuk ishte i tij. Noli e quajti “të ngratë”. Jo se ishte i dobët. Por se u vra nga ata që kishte ardhur t’i mbronte. Nga pabesia. Nga kaosi. Nga një Shqipëri që ende nuk e njihte veten. Sot, në Durrës, një rrugicë e vogël dhe një bust përballë Portit mbajnë emrin e tij. Sepse ka të huaj që bëhen tanët me gjak. Kjo është historia që s’duhet harruar. SHQIPËRIA nga viti 1913/1914 1913: Fuqitë e Mëdha dërgojnë një mision hollandez për të organizuar xhandarmërinë e shtetit të ri shqiptar. Në krye ishin kolonel De Veer dhe Lodewijk Thomson. • 1914, fillimi i vitit: Jugu i Shqipërisë është në kaos nga kryengritja e “Vorio-Epirit”. Princ Vidi e emëron Thomson-in Komisar të Jashtëzakonshëm për Jugun. • Pranverë 1914: Në Durrës sundon Esat Pashë Toptani, i cili kontrollon qeverinë dhe ka ushtrinë e vet. Ai e sheh misionin hollandez si pengesë për pushtetin e tij. • 15 qershor 1914: Gjatë një përleshjeje për kontrollin e qytetit, Thomson del në vijën e parë te Ura e Dajlanit. Atje vritet nga trupat e Esat Pashës. Situata me Haxhi Qamilin • Maj 1914: Fillon Kryengritja e Shqipërisë së Mesme e udhëhequr nga Haxhi Qamili. Në fillim ishte kundër Princ Vidit dhe misionit hollandez, me parullën “Duam Babën - Turqinë”. • Verë 1914: Esat Pasha e përdor kryengritjen për të marrë pushtet dhe e shpall veten kryetar qeverie. • Nëntor 1914: Rebelët e Haxhi Qamilit kthehen kundër Esat Pashës. E shpallin komandant dhe i djegin pallatin në Tiranë. • Fund 1914: Esati ngujohet vetëm në Durrës, i rrethuar nga forcat e Haxhi Qamilit. Pra, nga armik i Thomson-it, Esati bëhet armik i Haxhi Qamilit. Info të rëndësishme Rreth 500-600 "trupa të rregullta" rebele që u komanduan në sulmin e 15 qershorit ishin nën komandën e Sheh Hamdi Shijakut, që ishin/mbulonte në zonën e Kavajës, - krahu i djathtë i Haxhi Qamilit (revoltën që e nisi që në maj 1914, duke mbështetur Sulltanin dhe duke dashur një Princ Musliman nga familja e Sulltanit - njëherazi kundra lidhjeve dhe ligjeve evropiane) nga Sharra e Tiranës dhe mbështetës i fortë i këtij të fundit. Memorie.al thotë: Një kavajas kalon urën e Dajlanit dhe... nga aty qëllon dhe vret Tomson. [...] Një xhandar gjirokastrit dikton kavajasin dhe një duel me armë që fillon mes të dy palëve, përfundon me vrasjen e kavajasit". Po ashtu, Kunstpunt Groningen (institucion kulture në qytetin Groningen të Holandës) thotë: “On the 15 June 1914 in the then Albanian capital of Durazzo (Dürres) he was killed, when rebels attacked the city.” Në anën e Thomson duhet THEKSUAR se ishte Isa Boletini (me rreth 200/300 luftetare nga Kosova - në një nga fotot që kam vënë në video është Isa, Princ Vidi dhe Thomson, duke parakaluar, foto e realizuar nga ushtarët holandezë) dhe Prenk Bib Doda, Minister i Punëve Botnore, në qeverinë e Vidit bashkë me rreth 1000 vullnetare nga Mirdita... Me qindra vullnetare të tjerë nga ana e Vidit ishin po ashtu trupat e Ajdin Drages nga Dibra, Sali Vranishtit, etj. Njëherazi pasi vrasësi i Thomson u vra, nga xhandari gjirokastrit, u vra edhe Ajdin Draga - i cili ndodhej shumë pranë Thomson dhe iu kundërpërgjigj vrasjes së holandezit. Me tutje nga ana e Vidit u vra Kapiten Kamber Sejdini - oficer i qeverisë, u vra në vendin e quajtur "nga ana e kodrave". Boletini ishte ndër të parët që shkoi te trupi i Thomson me vullnetarët kosovarë. Sipas kujtimeve, ai tha: "Na iku miku i Shqipërisë!". Por vrasja e Thomson nga 15 qershori e tutje bëri që: Pas 15 qershorit: Morali i mbrojtësve ra në duart e "Dumbabave" ndërsa rebelët morën zemër dhe rrethuan Durrësin... Princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria më 3 shtator 1914. Thomson u varros në Holandë me nderime shtetërore, me shtatore, rrugë etj... p.s/Këtë me siper e lidh që sapo thuhet se Esati ishte në prapavijë, ai më 19 maj 1914 u arrestua nga holandezët dhe u internua në Itali. Me pas dihet fati i Shqipërisë :( Historical archive footage: Durrës, Albania, 1914. This content is shared for educational and documentary purposes only, to preserve historical memory. It does not promote or glorify violence. Source: Public domain / National Archives. #historicalphotography #balkanhistory #1914 Fan Noli, Lodewijk Thomson, Major Thomson, Thomson Durrës 1914, Thomsoni dhe Kuçedra, Histori Shqiptare, Durrësi 1914, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, Holandez në Shqipëri, Xhandarmëria Shqiptare, Princ Vidi, Elegji Fan Noli, Dëshmorët e Huaj, Çfarë Më Ofron, Dokumentar Shqip, Historia e Shqipërisë