Pas vjedhjes së bujshme të djathit në Pogradec #djath #tirane #shok vjedhje #kmy

Watch on YouTube (Embed)

Switch Invidious Instance

Show annotations

3,868

6

Genre: People & Blogs

License: Standard YouTube license

Family friendly? Yes

Shared May 20, 2026

Mëngjesin e 18 Majit, rreth orës 07:30, pronari i një bulmetoreje në lagjen nr. 3, në rrugën e spitalit në Pogradec, konstatoi se biznesi i tij ishte vjedhur gjatë natës. Autorët ende të paidentifikuar kishin thyer me forcë derën. Kanë marrë rreth 2 milionë lekë të vjetra dhe kanë zbrazur të gjithë mallin – djathë, gjalpë, gjizë. Për të fshirë gjurmët, kanë vjedhur edhe DVR-in e kamerave të sigurisë. Kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Policia e Pogradecit ka sekuestruar pamjet e kamerave nga bizneset ngjitur dhe po kryen këqyrjen për shenja gishtash. Hetimet vazhdojnë. Pronari: "U përballa me biznesin e boshatisur. Nuk punohet në këtë formë... Nuk e di nëse do ta vazhdoj më këtë punë."